Kosova, që deri para pak muajsh mbante epitetin si shteti më i ri në
botë, vazhdon të renditet në mesin e shteteve më të korruptuara të
botës.

Rezultatet e tilla janë të organizatës ‘Transparency International’ dhe ‘Transparency International Kosova’, që u publikuan të enjten nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsioni për vitin 2011, në nivel global, Kosova radhitet në vendin e 112, që do të thotë se konsiderohet si një vend me nivel të lartë të korrupsionit, duke u vendosur kështu në një grup me shtetet si: Algjeria, Egjipti, Moldavia, Senegali dhe Vietnami. Ndërkohë që mungesa e vullnetit politik dhe neglizhenca e vazhdueshme e institucioneve tona për ta luftuar këtë fenomen, ka bërë që Kosova të renditet si shteti më i korruptuar edhe në mesin e shteteve të rajonit, duke e pamundësuar kështu krahasimin e saj me shtetet që gjenden më afër saj”, tha Merita Mustafa, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Me këtë rast, Mustafa ka thënë se ‘Transparency International Kosova’, i bën thirrje Qeverisë, Kuvendit dhe të gjitha institucioneve tjera përgjegjëse, që ky indeks dhe raportet tjera, të cilat flasin për korrupsionin në Kosovë, të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj këtij fenomeni, duke treguar përkushtim maksimal dhe duke bërë veprime konkrete në luftë kundër korrupsonit.

AK: Korrupsioni, faji i politikes

Për Aleancen Kuq e Zi raporti i “Transparency International” shihet si
tabllo shqetësuese e korrupsionit, jo vetëm për politikëbërësit në
Tiranë e Prishtinë, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Nga pikepamja e pikeve jemi kthyer 4 vjet prapa, jemi ne kohet e
vitit 2007. Nga pikepamja e renditjes, nuk kemi lene me asnje prapa,
kemi vetem popullin shqiptar. Ne jemi te parafundit ne rajon, Kosova
eshte e fundit. Jane qeverite shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves, qe
edhe pas 20 vjet demokraci ne Shqiperi, me nje shtet edhe pse ende i
brishte ne Kosove, renditemi te fundit, persa i perket korrupsionit dhe
integrimit ne Bashkimit Evropian. Qeverite shqiptare duhet te marrin
persiper koston e veprimtarive te tyre dhe duhet te kuptojne se e kane
renditur popullin e tyre te fundit ne rajon, me keq se sa shtete qe kane
probleme te thella sociale, apo qe sa kane dale nga lufta”, tha
perfaqesuesi i Aleances, Endrit Shabani.

Aleanca Kuq e Zi
ka fajesuar klasen poltikike ne Shqiperi dhe Kosove, per situaten e
korrupsionit dhe mosberjen sa duhet ne luften kunder ketij fenomeni i
kthyer ne nje kancer per shoqerine shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA