Sërish Greqia është mbërthyer nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe.
Sipas sindikatave,në grevë marrin pjesë të gjithë punonjësit në sektorin
shtetëror,atë publik dhe një pjesë e madhe e atij privat.

Greva e radhes ka paralizuar transportin urban, hekurudhat, levizjen e trageteve, si dhe shkollat dhe spitalet. Ne greve jane hedhur per disa ore edhe gazetaret, bankat dhe punonjesit e telefonise shteterore.

Kreu i sindikates greke njoftoi se greva eshte reagimi normal perballe furtunes së pakësimit të rrogave, pensioneve dhe vendeve te punes,qe ka ndermarre qeveria.

Ai kerkoi zbutjen e ketyre masave, pasi ato synojne shkaterrimin e shtreses se mesme, varferojne me tej te varferit dhe nuk demtojne aspak ata qe jane pergjegjes per kete situate,industrialistet dhe bankieret.

Sindikatat kane njoftuar dy grumbullime masive te punonjesve,ne sheshin Areos dhe ne Omonia.Prej ketej, protestuesit do te marrshojne drejte parlamentit.

Policia ka marre masa per ruajtjen e rendit,me rreth 1000 police te cilet patrullojne ne qender te Athines.
Protesta te ngjashme pritet te organizohen edhe ne qytete te tjera te Greqise.

Top Channel