Gjykimi ndaj deputetit kosovar, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, do të nisë në datën 30 janar 2012.

Kjo u bë e ditur në seancën e së enjtes nga kryetari i trupit gjykues, Xhonaton Karoll, i cili nuk ngurroi ta cilësonte rastin Kleçka si një nga proceset gjyqësore më të rëndësishme që nga paslufta në Kosovë.

30 janari është dita kur do të shqyrtohet pranueshmeria apo jo e dëshmive të dëshmitaritit X, tashmë i vdekur. Nëse gjithçka do të shkojë sipas axhendës së planifikuar, procesi mbyllet në korrik të vitit 2012.

Pala mbrojtëse kërkoi që dëshmitë e “X” të shpallen të papranueshme, përfshi edhe intervistat e realizuara nga vetë avokatët. Kjo për shkak të gjendjes së tij mendore, të cilën vetë “X” e kishte shfaqur në ditarin e tij.

”Përsëri ngriten çështjen e besueshmërisë për shkak të gjendjes së tij psiqike dhe shpirtërore. Është e ditur se 2-3 raste ka qëndruar në psiqiatri të ndryshme në Kosovë, ndërsa një herë është kuruar edhe në një intitucion të tillë në Gjermani”, deklaroi Tahor Rrecaj, avokati i tij mbrojtësit

Jashtë seancës gjyqësore, para dyerve të gjykatës së Qarkut në Prishtinë, mbretëronte një tjetër atmosferë. Dhjetëra studentë ishin mbledhur që në orët e para të mëngjesit për t’u solidarizuar me deputetin Fatmir Limaj dhe të tjerët.

Në përgjigje për kërkesat e pales mbrojtëse, prokurori i rastit Maurisio Salustro, dorëzoi disa materiale të mbledhura gjatë fazës së hetimeve, dy deklarata të dëshmitareve dhe nje cd po kështu me informacione hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA