Misioni i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, thyen heshtjen dhe flet për dëshmitarin kyc të cështjes Limaj, Agim Zogajn i cili u gjet i vdekur në Gjermani në fund të shtatorit.

Me një letër të hapur, shefi i EULEX, Ksavier Bout de Marnak, shfajësohet para opinionit publik, se për disa arsye të caktuara, askush nuk do të mund ta parandalonte vetëvrasjen e dëshmitarit X, i cili ishte nën mbrojtjen e EULEX.

“Individët nuk detyrohen kurrë të jenë pjesë e programit. Nuk janë dëshmitarët ata që duhet të burgosen. Ata nuk mund të detyrohen të hyjnë në program dhe mund të dalin nga ai kur të dëshirojnë.  Kjo bëhet sipas vullnetit të tyre të lirë dhe kjo është e drejtë. Individët duhet t’i marrin vendimet e tyre vetë dhe pa dyshim që nganjëherë është shumë vështirë të merren këto vendime.Udhëtimi bëhet i vështirë, kontakti me familjet dhe miqtë është i kufizuar për shkak të sigurisë së tyre. Disa individë mund të ndërrojnë mendje. E gjithë kjo është normale. Kjo vlen për të gjitha programet e tilla anembanë botës, përfshirë edhe ato në vendet si shtetet anëtare të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara. Kurrë nuk mund të ketë garanci 100%. Nuk është me vend që unë të komentoj për rastin në fjalë pasi aktualisht është në gjykim. Por ajo që mund të them është që shumë prej çështjeve të sipërpërmendura kanë luajtur rol në këtë rast. Në fund z. Agim Zogaj, dëshmitari X, ia mori jetën vetes tragjikisht. Diçka që asnjë program për mbrojtjen e dëshmitarëve në botë nuk do të kishte pasur mundësi ta parandalojë”, citohet shefi i EULEX, në lertën e tij të hapur.

Në letër shefi i EULEX-it pranon se ka patur raste të vrasjes dhe kërcënimit të dëshmitarëve dhe familjeve të tyre në Kosovë, por dhe Ballkan thotë ai.
 
“Gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshm edhe se autoritetet po ndërmarrin veprime për t’ju ofruar dëshmitarëve mbrojtje por për këtë duhet kohë”.  

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA