Policia e Kosovës në një operacion të përbashkët me Doganën e Kosovës ka konfiskuar 25 kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë heroinë. Shtatë persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me rastin.

Lënda narkotike sipas Policisë së Kosovës, është gjetur në një autobus që udhëtonte nga Stambolli në drejtim të Prishtinës, ndërsa të arrestuarit janë nga rajoni i Prishtinës, Mitrovicës dhe Pejës.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale blerje, posdedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm.

Sipas Gazmend Hoxhës, nga Policia e Kosovës, vlera e përgjithshme e kësaj sasie në bazë të shumës dhe çmimit që sot është në treg llogaritet të jetë afër 500 mijë euro.

Po sipas tij, një pjesë e saj ka qenë e dedikuar për tregun e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër, ndoshta edhe më larg, por nuk ka dhënë më shumë detaje për shkak se operacioni është duke vazhduar. Sasia e drogës ishte e vendosur në 8 valixhe të deklaruara si mallra tekstili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA