Greqia ka marrë frymë e lehtësuar pasi në mbrëmjen e së martës, samiti i
ministrave të Financave të 17 vendeve anëtare të zonës së Euros ka
miratuar lëvrimin e këstit të gjashtë të ndihmës.

Sipas presidentit te Eurogroup Jean Cloed Junker, 5.8 miliardë euro do te hyjne ne arkat e shtetit grek ne dhjetediteshin e dyte te muajit dhjetor dhe 2.8 miliard te tjera pas aprovimit te FMN ne javen e ardhshme. Me heret ministri i Financave Evangjelos Venizellos kishte shprehur optimizmin e tij se Greqia ka zbatuar te gjitha kushtet, qe i jane vendosur per marrjen e ndihmes financiare.

Pasi ka realizuar objektivin e pare te saj, qeveria Papadhimos kerkon te pershpejtoje zbatimin e procedurave per memorandumin e dyte te ndihmes per Greqine, qe fillon me marrjen e nje shume kolosale prej 80 miliardë eurosh ne muajin shkurt nga BE. Marrja e kesaj pakete te re te ndihmes kerkon promovimin e nje sere masash te reja dhe zbatimin e vendimeve te shumta qe kane te bejne me reduktimin e borxhit dhe me ristrukturimin e financave te shtetit.

Ne kete rruge dy jane pengesat kryesore: zhvillimet dramatike me krizen e borxhit ne Eurozone dhe parashikimet e zymta te Organizmit per Zhvillimin dhe Bashkepunimin Ekonomik, sipas te cilit ekonomia greke do te tkurret ne vitin ne vijim me -6.1%, ne 2012 me -3% dhe vetem ne 2013 parashikohet nje rritje prej 0.5%.

Greqia eshte i vetmi shtet i BE qe pas luftes se Dyte Boterore ka nje recesion ne ekonomi per te pestin vit rresht. Nderkohe qeveria Papadhimos perballon valen e pare te grevave masive te sindikatave greke. Te merkuren gjithe mediat vendase kane heshtur, ndersa te enjten gjithe vendi paralizohet nga greva e pergjithshme 24 oreshe e sindikatave te sektorit shteteror dhe atij privat qe kundershtojne reformat dhe masat e ashpra financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA