Greqi, ekzekutohet shqiptari dhe djali i tij 3-vjeçar

30/11/2011 11:40

Janë gjendur të ekzekutuar nga persona të panjohur babai shqiptar dhe fëmija e tij 3 vjeç.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Kallamata të Greqisë, në rrethana që ende nuk dihen.  

Sipas policisë lokale, ka qenë një banor i zonës që njoftoi policinë se një automjet i markës Mercedes ka rënë në një kanal dhe në brendësi të tij ndodhen dy vetë.

E mbërritur menjëherë në vendngjarje, policia ka gjetur fëmijën 3-vjeçar të therur me thikë dhe të atin 35-vjeçar me një plumb në kokë. Polica thotë se ekzekutorët kanë ekzekutuar fillimisht 35-vjeçarin dhe për të zhdukur çdo gjurmë kanë ekzekutuar me gjakftohtësi edhe vogëlushin.

Sipas drejtorit të policisë lokale, hetimet janë shtrirë në rrethin e afërt të viktimave, por nuk përjashtohet dhe pista e larjes së hesapeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA