Shkodër, Çlirimi përkujtohet me protesta

29/11/2011 00:00

Një grup të rinjsh protestuan pranë Varrezave të Dëshmorëve të Shkodrës,
për mënyrën e padenjë me të cilën heronjtë e luftës trajtohen.

Ne kete zone per vite te tera Bashkia e Shkodrës kishte caktuar vendin e hedhjes se mbeturinave. Aty u vendos edhe monumenti i ‘5 Heronjeve të Vigut’, që u hoq nga një prej shesheve kryesore të qytetit.

Të rinjtë me flamuj nëpër duar janë zhvendosur prane memorialit kushtuar të rënëvë në 2 Prill të vitit 1990.

Durrës, kujtohen të rënët

Eshtë festuar ne Durres Dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Veteranë, deputetët socialiste të Durrësit, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues te PS-se dhe LSI-se, si dhe shumë qytetarë durrsakë kanë bërë homazhe për të rënët dhe kanë vendosur kurora me lule në Mauzoleumin e Dëshmorëve.

Të pranishmit kanë parakaluar përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të Durrësit, duke ndjekur me vemendje kujtimet e sjella nga veteranet per luften dhe te renet për liri. Ne kete dite veteranet kujtuan dhe shtatorin e larget te vitit 1943 kur banorët u detyruan me forcë ta braktisnin qytetin. Të rinjtë u internuan në kampet e përqendrimit, qyteti dhe vija bregdetare u minua, si nje rast unikal ky në historinë e luftës së dytë botërore.

Korcë, 29 Nëntori bashkon të majtët me LSI

Festimet per 29 nentorin kane bashkuar perfaqesuesit e te majteve dhe ata te LSI ne qytetin e Korces. Pergjate homazheve ceremoniale te mbajtura ne Varrezat e Deshmoreve te ketij qyteti, perfaqesuesit e te majteve dhe ata te Levizjes Socialiste per Integrim kane qene njeherazi prezente duke zhvilluar se bashku te gjitha nderimet per diten kur kremtohet 67-vjetori i clirimit.

Ne kete ceremoni kane marre pjese edhe veteranet e luftes Nacionalclirimitare. Te njejtat festime u kryen ne kete vend nje dite me pare nga te djathtet, te cilet festuan ndarazi ne 28 Nentor si me rastin e 99-vjetorit te shpalljes se Pavaresise ashtu edhe ata te çlirimit te atdheut.

Top Channel