Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës kanë ulur ndjeshëm shanset që Serbia të marrë më 9 dhjetor statusin e vendit kandidat për në BE.

Kështu shkruan e përditshmja serbe “Vcernje Novosti” në numrin e sotëm të saj, ku nënvizon se vendimi i Brukselit është shtyrë për në mars ose prill.

Gjithësesi, gjithcka do të varet nga takimi i 9 dhjetorit, kur shefat e diplomacisë të vendeve anëtare të BE do të japin verdiktin e tyre, shkruan më tej gazeta.

Ditën e hënë në Kosovë u plagosën disa ushtarë të KFOR-it, të cilët u sulmuan me armë zjarri nga protestuesit serbë, pasi lëvizën disa barrikada.

Bashkimi Evropian ka deklaruar disa herë se afrimi i Serbisë do të varet nga qëndrimi i saj në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Prishtinën.

Javën e kaluar, presidenti i BE, Herman Van Rompuy i bëri të qartë Tadic se, Brukseli pret më shumë garanci nga Serbia për angazhimin e saj në bisedimet me Kosovën.

Edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin deklaroi se vendi ballkanas nuk e ka të sigurt marrjen e statusit të kandidatit më 9 dhjetor, për shkak të qëndrimit në procesin e dialogut me Prishtinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA