Agjencia e lajmeve Reuters njofton se dy ushtarë të KFOR-it janë lënduar
nga të shtënat me armë zjarri, nga ana e protestuesve serbë, në
Jegenicë të Zubin Potokut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i paqeruajtësve, Frenk Martin, bën të ditur Europa e Lirë.

Burime të Kosovapress-it nga terreni bëjnë të ditur se KFOR-i ka arritur të vendosë një pikë kontrolli në Jegenicë, ndërsa me automjete të rënda ka bllokuar rrugën Zubin Potok-Zvecan.

Mitrovicë, plagosen 21 ushtarë të KFOR-it

Gjatë aksionit të KFOR-it në veri të Mitrovicës pas mesnatës së të enjtes së javës së kaluar për heqjen e barrikadës janë lënduar 21 ushtarë të KFOR-it.

Ndërkohë nuk dihet saktë për numrin e serbëve të lënduar, por raportohet se disa serbë kanë kërkuar intervenim mjekësor për shkak të gazit lotsjellës.

Gjatë këtij aksioni të KFOR-it, paqeruajtësit janë gjuajtur me gurë nga serbët. Lajmi për lëndimin e ushtarëve është konfirmuar nga zyrtarët e KFOR-it.

Ndërkohë mësohet se dy nga 21 ushtarët janë të lënduar rëndë. Sipas zyrtarëve të këtij misioni aksioni është marrë plotësisht me mandatin e forcave të NATO-s, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.

Megjithatë nuk sqarohet se përse trupat paqeruajtëse janë tërhequr  nga kjo pik pas largimit të barrikadës. Ku është mundësuar vendosja e menjëhershme e bllokadës së re.

Mësohet se, trupat hungareze të KFOR-it janë tërhequr edhe nga barrikada tjetër në vendin e quajtur ‘Kërshin e Dudës’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA