Të ndarë për festat

28/11/2011 00:00

Për disa nga autoritetet më të larta shtetërore, kryeministrin Sali
Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e Bashkisë së
Tiranës, Lulzim Basha, kjo eshte dita, kur kremtohen së bashku Dita e
Flamurit dhe Dita e Çlirimit.

Memoriali i “Nenes Shqiperi”, te Varrezat e Deshmoreve eshte vendi i nderimit per te gjithe burrat dhe grate qe, pergjate nje shekulli, u flijuan per pavaresine dhe per lirine e vendit. Per kryeministrin Berisha, pavaresia eshte akti me madhor i shqiptareve, akt qe sipas tij, beri te mundur qe shqiptaret te gezojne lirine qe kane sot.

“Nderim të gjithë atyre burrave dhe grave qe me jeten e tyre, me gjakun e tyre vaditen rrenjet e lirise qe ne gezojme sot. Pavarësia e Shqipërisë është akti më madhor në historinë tonë kombëtare, akt që bëri të mundur që shqiptarët sot kudo që ndodhen të jenë të lirë. Pavaresia e Shqiperise ishte rezultat i luftrave mbinjerezore te shqiptareve per liri dhe dinjitet”, tha Berisha, duke kujtuar dhe nderuar në të njëjtën kohë dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës.

“Kombi përulet me nderim te madh para Adem Jasharit dhe te gjithe atyre qe vendosen shpirtin zemren e tyre, ne themelet e Kosoves se pavarur”, tha kryeministri.

Duke u ndalur te festimet që janë parashikuar të zhvillohen në 100-vjetorin e Pavarësisë, Berisha kujtoi se në ditët e muajt në vazhdim do të rikthehet në memorjen aktuale vepra e madhe, përpjekja e madhe e shqiptarëve që nga Lidhja e Prizrenit gjer në ditët e sotme.

Këto deklarata kryeministri i dha pas homazheve që kreu në Varrezat e Dëshmorëve duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Top Channel