Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë ngritur flamurin e tyre kuq e zi, por duke protestuar kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.

Në dy protesta në Preshevë e Bujanoc është shënuar 28 Nëntori. Në mënyrë simbolike dhe të qetë, qytetarët kanë protestuar duke mbajtur parulla të ndryshme sikurse “E dua flamurin tim” dhe “Serbia, turpi i Ballkanit”.

Politikanët nuk kanë folur me këtë rast dhe përkundër qëndrimeve politike ata kanë qenë bashkë në këtë ditë. Gazetarja Ardita Behluli ka lexuar deklaratën e përbashkët.

“Ky shtet, duke mos lejuar përdorimin e simbolit kombëtar, na ndalon të shprehim identitetin tonë kombëtar. Flamuri është simboli që tregon se ne jemi kombi shqiptar në Ballkan. Kërkojmë ndaljen e kësaj praktike”, ka deklaruar Behluli.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk mund të përdorin simbolet kombëtare pasi Kushtetuta e Serbisë ndalon përdorimin e simboleve të një shteti tjetër. Në këtë bazë shqiptarët mund të zgjedhin një simbol tjetër, por ata janë kundër një veprimi të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA