Një ish-Ministër dhe doktor i shkencave në Universitetin e Beogradit, Dragan Veselinov, i kërkoi autoriteteve që të ngrenë sa më shpejt në statusin e një republike krahinën e Vojvodinës, në veri të Serbisë.

Ish-Jugosllavia formohej nga gjashtë republika dhe dy krahina, Kosova, me mazhorancë shqiptare dhe Vojvodina, me një popullsi të madhe hungareze. Duke folur për të përditshmen më të madhe serbe, “B-92”, Veselinov argumentoi: “Vojvodina mund të mblidhet që nesër dhe të deklarojë veten një republikë, por kjo do të zhyste në krizë shtetin. Është e domosdoshme që një rregullim përfundimtar të bëhet në mënyrë ligjore, pasi kjo do të ishte në të mirën e të gjithëve”.

Sipas Veselinovit, Serbia dhe Vojvodina janë dy entitete shtetërore dy ndryshme. “Ato mund të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku vetëm nëse Beogradi njeh veçoritë dhe identitetin e ndryshëm të banorëve të Vojvodinës”.

Një ish-Ministër i qeverisë së Kryeministrit të vrarë në një atentat në fillim të viteve 2000, Zoran Xhinxhiç, Veselinov theksoi: “Mbi 50% e banorëve të Vojvodinës i përkasin komuniteteve etnike joserbe, prandaj një refendum për më shumë autonomi do të mbështetej gjerësisht. Vojvodina ka nevojë për një parti të re, një parti që të kërkojë referundimin dhe të jetë në gjendje të krijojë Republikën e Vojvodinës. Ideja e një krahine autonome brenda Serbisë është provuar për më shumë se 100 vjet dhe më duket se tashmë ajo është një ide e vdekur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA