Idrizi: Panteon për heronjtë e pavarësisë

28/11/2011 20:00

Një tjetër skenë feste ishte ngritur në Tiranë nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Kryetari i saj, Shpëtim Idrizi tha se kemi nevojë të ndërtojmë një pantenon shqiptar, për t’iu përulur dhe për të nderuar njerëzit e mëdhenj që kanë kontribuar për Shqipërinë.

“Unë besoj se është koha që ne të vlerësojmë e nderojmë ata burra e gra që e bënë Shqipërinë sic është sot. Të respektojmë të gjithë rilindasit dhe ata që luftuan për Shqipërinë. Ata duhet të jenë në zemër të Tiranës dhe ne të kemi mundësi t’i nderojmë. Prandaj ne propozojmë që në mes të Tiranës të ngrihet një panteon”, deklaroi Idrizi.

Top Channel