‘Twilight’, kryeson në ‘box-office’

28/11/2011 00:00

Episodi i fundit i sagës “Twilight” i cili pati premierën fundjavën e shkuar në kinematë e të gjithë botës, “Breaking Dawn”, pjesa e parë, ka triumfuar në box-office.

Sikundër ishte parashikuar “The Twilight Saga: Breaking Dawn” ka mundur të arkëtojë plot 42 milionë dollarë në vetëm një fundjavë në kinematë e SHBA-ve. Ndërsa në total, prej kohës kur ka nisur projeksionin më 18 nëntor, filmi ka mundur të arkëtojë 221.3 milion dollarë vetëm në Amerikë.

Por një sukses të jashtëzakonshëm ky film ka pasur në të gjithë botën, përfshirë edhe në sallat e kinemave në Shqipëri ku ka nisur të shfaqet prej 18 nëntorit. Burime pranë rrjetit të kinema ‘Imperial’ në Tiranë bëjnë me dije se ky ‘Twilight’ ka ndjellë në sallat e kinemave edhe publikun shqiptar!

Top Channel