Ofendimet e e tifozëve maqedonas me baza nacionale ndaj shqiptarëve që u dëgjuan në ndeshjen miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, kanë vazhduar edhe në kampionatin vendas të futbollit në Maqedoni.

Fansat e Vardarit, të ashtuquajtur “Komiti” edhe pse skuadra e tyre përballej të shtunën me një ekip jo shqiptar, sërish përsëritën thirrjet e njohura nacionaliste ‘shqiptari i mirë, është shqiptari i vdekur’ dhe ‘dhoma gazi për shqiptarët’.

Duke komentuar incidentet e tilla nëpër stadiume, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci, tha se  thirrjet raciste ndaj shqiptarëve janë rezultat i një nxitje që bën Qeveria e Maqedonisë për të ngritur nacionalizmin e maqedonasve.

“Mendoj se më së paku maqedonasit e kanë komoditetin që të shprehin nacionalizëm dhe nacizëm, sepse nuk kanë as potencial as kapacitete për atë punë, por ndoshta edhe ka projekt që sa më parë t’i shkatërrojnë edhe vet maqedonasit edhe të përfundojnë atje ku shpesh herë e kemi përmendur në shkatërrim të këtij identiteti fragjil në një identitet të vjetër historik serb dhe bullgar”, u shpreh Menduh Thaci, kryetar i PDSH-së.

Fyrjet e tifozëve maqedonase ndaj shqiptarëve janë bërë një dukuri që përsëritet cdo herë që zhvillohen ndeshje futbolli. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj dukurie, ditë më parë disa tifozë kosovarë kanë djegur flamurin maqedonas, veprim ky që u dënua si nga pala kosovare ashtu edhe nga ajo maqedonase, ndërkaq që fyerjet ndaj shqiptarëve kaluan pa pasur asnjë reagim zyrtar nga Tirana dhe Prishtina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA