Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, Kryetari i socialistëve të Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë, ndërsa më pas ai ka vizituar në Prekaz edhe varrin e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, duke çmuar lart kontributin e tyre.

Ndërsa më herët në një debat zoti Rama ka shtjelluar idenë e unifikimit të sistemeve arsimore  të cilën e prezantoi një ditë më parë edhe kryeminitrit kosovar.

“Nëse u paskan dashur një dekadë për të rënë dakord për një abetare të përbashkët, llogariteni sa qindra vjet do të duhen për të rënë dakord për çdo libër të sistemit arsimor. Na takon të gjithëvë të ndërtojmë me shpejtësi një sistem të unifikuar arsimor për të gjithë në të dy anët e kufirit”, tha krytari i PSSH, Edi Rama.   
 
Para publikut kosovar, kryetari i Partisë Socialiste ka sqaruar disa çështje, meqë sipas tij është bërë një propagandë tek shqiptarët e Kosovës se socialistet kanë qenë kundër rrugës së kombit, gjë që, po sipas tij, nuk është e vërtetë meqë është një kryeministër socialist, Pandeli Majko, i cili ka folur i pari për një ide të tillë.

Sipas tij, ai ka kundërshtuar vjedhjen kolosale që është bërë gjatë realizimit të këtij projekti, ndërsa me këtë rast ai ka lavdëruar punën që është bërë për ndërtimin e 38 kilometrave të para të autostradës në Kosovë.

“Kushton më pak, çka do të thotë se në këtë anë të kufirit po bëhet një vepër publike e të njëjtës rëndësi strategjike, me përmasa të njëjta, por këtu nuk po vidhet. E në rast se keni dyshime atëherë merreni me mend se sa është vjedhur matanë kufirit”, tha Rama.  

Po ashtu, Rama ka përmendur se gjatë luftës së Kosovës UÇK-ja, ka qenë e goditur nga demokratët në Shqipëri, ndërsa është përkrahur nga socialistët.

Ndryshe, duke e ndërlidhur me librin e tij, lideri i opozitës në Shqipëri, tha se tashmë Kosova e ka një eksperiencë shqiptare, dhe ajo që duhet të bëjë është të mësojë nga gabimet e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA