Policia sekuestron 27 automjete

27/11/2011 14:50

Gjatë një operacioni “Vjeshtë 2011 I”, policia arriti të bllokojë 27 automjete të vjedhura si edhe arrestoi katër persona të armatosur që posedonin armë të tipit pistoletë.

Operacioni i nisur në rang vendi pati si qëllim bllokimin dhe sekuestrimin për automjetet e vjedhura dhe të trafikuara. Gjate një komunikimi për mediat, policia sqaroi se u verifikuan 432 automjete të ndryshme, nga të cilat verifikimi në sistemin e Interpolit nxorri se 27 prej tyre ishin të vjedhura jashtë vendit.

Gjithashtu janë bllokuar dhe 25 automjete të tjera, të cilat nga verifikimet e kryera kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion. Numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura jashtë, por te bllokuara nga policia, rezultoi ta kishte qarku Berat.
 
Nga verifikimet e kryera në sistemin e Interpolit këto automjete rezultonin të vjedhura kryesisht në Itali, Kroaci, Bullgari, dhe Serbi.

Ndërkohë që njëra prej tyre ishte vjedhur në Afrikë të Jugut.

Top Channel