Lideri i Partisë Liberal-Demokrate në Serbi, Cedomir Jovanovic ka marrë një kërcënim me jetë, përmes një letre të mbërritur në selinë e partisë së tij.

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve “INA”, Jovanovic është kërcënuar për shkak të qëndrimeve të tij pro-shkëputjes së Kosovës nga Serbia.

Letra kërcënuese mban firmën e të ashtuquajturës Shoqata e serbëve të Serbisë, Vojvodinës dhe Kosovës, e cila paralajmëron me likuidim fizik të politikanit të moderuar.

Në letër kërcënohen gjithashtu anëtarët e familjes së Jovanovic, si dhe persona të tjerë që ndjekin linjën e tij politike.

“Në mënyrë të organizuar ne po përgatitemi për të cliruar Serbinë nga tradhtarët dhe bashkëpunëtorët e NATO-s. Kemi shumë njerëz të përgatitur, si dhe mjaft armë e municione për të likuduar ata dhe familjet e tyre”, thuhet në letër.

Shoqata në fjalë ka kërkuar sqarime nga Jovanovic, se sa ka përfituar ai nga shqiptarët, amerikanët dhe NATO, me qëllim që të bindë serbët që Kosova t’u kthehet shqiptarëve.

Më tej në letrën kërcënuese grupi bën të ditur se ka informacione mbi lëvizjet e kreut të PLD-së, mbi makinën e tij dhe aktivitete të tjera.

Shpesh herë Jovanovic ka deklaruar se Serbia duhet ta pranojë se e ka humbur Kosovën dhe së fundmi u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos e lejojnë Beogradin t’i përdorë si mburojë e gjallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA