Italia në recesion, krizë në Belgjikë e Hungari

26/11/2011 00:16

Italia është tashmë në recesion. Ky është vlerësimi i agjensisë së klasifikimit, “Fitcch”  e çila zhvlerësoi tetë banka të vendit. Më 7 tetor “Fitcch”, uli klasifikimin e Italisë në A+, me një parashikim negativ.

Agjensia e klasifikimit, “Standart and Poor’s” zhvlerësoi ekonominë e Belgjikës. Kjo renditje nga AA+ në dy A (AA) tregon dhe njëherë se kriza e eurozonës po shtrin kufijtë e saj, ndërsa nga ana tjetër, mbeten shqetësimet për borxhin e Italisë.

Sipas “Standart and Poor’s, “aftësia e qeverisë belge për të parandaluar rritjen e borxhit, që konsiderohet tashmë në nivele të larta, vjen si pasojë tkurrjes së kredive nga sektori privat si në Belgjikë ashtu dhe mes shumë partnerëve të ngushtë tregtarë të këtij vendi”.  

Vlerësimi për ekonominë e Belgjikës, vjen pas atij të “Moody’s” për Hungarinë. Ministri hungarez i Ekonomisë, Gyorgy Matolccsy tha se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bashkimin Europian dhe bankat për të stabilizuar ekonominë e vendit.

“Spekullimi po vazhdon kundër Hungarisë në disa fusha të rëndësishme siç jane bonot shtetërore, mos shlyerja e kredive dhe besimi finançiar të vendit. Duket sikur është një operaçion ushtarak kundër Hungarisë”, u shpreh Ministri hungarez i Ekonomisë, Gyorgy Matolccsy.

Ai shtoi gjithashtu se Hungaria nuk do të jetë në gjendje ta mbajë rritjen ekonomike në 1.5 %, për vitin e ardhshëm.

Klasifikimi i “Moody’s”, për Hungarinë pason paralajmërimet e tre agjensive kryesore, se politikat e kryeministrit Viktor Orban, që shmangu mirëmenaxhimin tradicional në favor të rritjes së të ardhurave, siç ishte  taksa e veçantë bankare si dhe nacionalizimi i 14 miliardë dollarëve në asete pensionesh, vunë në rrezik finançat e Hungarisë.

Top Channel