EULEX-i ende nuk ka arrestuar asnjë person të identifikuar, si të
dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymeri dhe djegien e Pikës Kufitare
të Jarinjes në korrik të këtij viti.

Zyrtarët e këtij misioni, bën të ditur Kosovatimes, thonë se pengesë për krterjen e operacioneve janë bërë barrikadat e serbëve në veri të vendit.

“Për shkak të situatës aktuale në veri dhe ndikimit të saj në kapacitetet e EULEX-it për të lëvizur lirshëm, misioni e ka shumë vështirë të bëjë operacione dhe procedura tjera për sundimin e ligjit”, thotë zëdhënësi i EULEX-it Francoise Lambert, bën të ditur media kosovare, duke cituar të përditshmen “Koha Ditore”. Sipas burimeve të gaztës, misioni evropian për sundimin e ligjit është duke hetuar edhe sulmet e organizuara ndaj KFOR-it, të cilat po bëhen bashkërisht me misioinin ushtarak të NATO-s në Kosovë.

Këto misione për sulmin e parë të 27 korikut, ku u plagosën 10 ushtarë të KFOR-it, kanë thënë se ishte i organizuar nga kapoja i krimit politik e ekonomik Zvonko Veselinovic.

Serbia, zgjidhja për barrikadat

Serbia nuk ka vendosur barrikadat në veri të Kosovës. Por, zgjidhja urgjente është e nevojshme pasi ka tensione, jo vetëm në jug, por edhe në veri, tek serbët e KFOR-i dhe ekziston një nxehje gjakrash. 

Millivoje Mihajllovic, shef i zyrës për media të Qeverisë së Serbisë, thotë se ekziston mundësia e lehtë për ta gjetur një zgjidhje për të qetësuar situatën dhe një zgjidhje afatgjatë.

“Problemi i Jarinjës dhe Bërnjakut mund të zgjidhet lehtë. Mund të zgjidhet që të kthehet situata në gjendjen para korrikut dhe të diskutohet për  këtë në Bruksel, që të dyja palët, në fakt të tria të paraqesin idetë e tyre dhe të gjendet një zgjidhje e ndershme dhe e drejtë. Kjo është situata pas së cilës barrikadat me siguri do të zhdukeshin pasi serbët në veri do të reagonin pozitivisht. Ata nuki duan institucionet e Kosovës dhe derisa janë të qetë është e drejt legjitime e tyre të protestojnë”,  tha Millovoje Mihajllovic, Shef i Zyrës për Media, Qeveria e Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA