Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme
ruse që të studiojë një përgjigje për kërkesën e serbëve të Kosovës për
nënshtetësi ruse.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin, i cili ka saktësuar se reagimi i Moskës ndaj këtij rasti do të jetë “eksperimental”.

“Rusia duhet në një farë mënyre të mbështesë popullin e afërt shpirtëror që ndodhet në një pozitë të vështirë”, citohet Rogozin nga “RTK”.

Më herët gjatë muajit disa shoqata serbe nga veriu i Kosovës i dërguan një letër ambasadës ruse në Beograd, përmes të cilës kërkuan që mijëra serbëve të Kosovës t’u mundësohej marrja e nënshtetësisë ruse.

Sipas letrës, ky vendim i serbëve të Kosovës vinte si rrjedhojë e revoltës dhe dëshprimit të tyre ndaj pushtetit të Beogradit.

Në reagimin e parë ndaj kësaj kërkese, Rogozin deklaroi se, Rusia është gati të strehojë në territorin e saj serbët e Kosovës që nuk ndihen të mbrojtur nga Beogradi.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, reagoi duke thënë se nuk kishte dijeni për një kërkesë të tillë të serbëve të Kosovës.

Ai tha se serbët e Kosovës nuk kanë arsye për t’u trembur dhe theksoi se frikë kanë vetëm ata që kanë kryer krime ose kanë penguar institucionet kosovare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA