Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka shprehur pakënaqësinë e saj për progresin e ngadaltë të bisedimeve.

“Unë besoj se jemi në një situatë të cilën e kemi sjellë deri tek arritja e disa marrëveshjeve, të cilat nuk po zbatohen”, ka deklaruar Tahiri për të përditshmen serbe “Politika”.

Në raundin e 7-të të bisedimeve mes palëve, përvec marrëveshjes mbi njohjen e diplomave universitare në takimin e dy netëve më parë, palët dështuan që të arrinin një zgjidhje mbi situatën e bllokuar në veri.

Situata në këtë zonë të Kosovës është bërë më e tensionuar, jo për shkak të konflikteve, por nga qëndrimi i ri i serbëve që kërkojnë pavarësi.

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic deklaroi se serbët e Kosovës nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kjo kërkesë.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian ka dalë hapur kundër cdo ideje që parashikon ndarjen e Kosovës, duke theksuar se nuk dëshiron ndryshim kufijsh në Ballkan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA