Faktori shqiptarë në rajon duhet të nxjerrë mësime nga rilindasit tanë të cilët bashkuan mendimet e tyre për të unifikuar alfabetin e gjuhës shqipe më 22 nëntor të vitit 1908.

Kështu porositi ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Cejku. Ai dhe shumë diplomatë të huaj të martën vizituan Insitutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve në Shkup me rastin e ditës së alfabetit.

“Sot jo vetëm historianët dhe ata që shkruajnë gjuhën shqipe por të gjithë faktorët shqiptarë kudo që janë sot duhet të marrin në konsiderat filozofinë dhe mesazhin e unifikimit, mesazhin e bashkimit, të progresit dhe prosperimit të kombit tonë në modelet më të mira të kombeve të qytetëruara”, deklaroi Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Cejku.  
Për rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët foli edhe ambasadori amerikan në Shkup, Paul Wohlers.

“Unë dua të përgëzoj të gjithë për ditën e alfabetit shqiptar. Unë e di se është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, kjo ditë në vitin 1908 ishte një ditë e rëndësishme për të gjithë folësit e gjuhës shqipe andaj është një nder i veçantë për mua që jam sot këtu”, tha Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Paul Wohlers.

Për këtë ditë është organizuar edhe një akademi solemne në Shkup. Për shkak të kësaj feste, në Maqedoni dita e martë është shpallur ditë jo pune për shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA