Greqia rrezikon një rënie të pakontrolluar që do të kërcënonte suksese të shumta të arritura në 10 vitet e fundit, duke e cuar vendin jashtë zonës së euros.
Alarmi është dhënë në raportin për vitin 2011 të Bankës Qendrore Greke, që e cilëson paketën e re të BE prej 130 miliardë eurosh si shansin e fundit për vendin.
Ndërkohë, në projekt/raportin mbi rritjen për vitin 2012, që do të ekzaminohet dhe miratohet nga Komisioni Evropian, vendeve në vështirësi u “tërhiqet veshi”.
“Vendet në vështirësi duhet të përmbushin objektivat e caktuar për rimëkëmbjen e llogarive publike, pavarësisht ndryshimeve eventuale të skenarit makroekonomik”, thuhet në projekt/raport.
“Pa përgjigje bindëse ndaj krizës së eurozonës, perspektivat ekonomike janë të destinuara të përkqësohen me shpejtësi në të gjithë BE-në”, vlerëson projekt/raporti.
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar që Banka Qendrore Evropiane të mbetet e pavarur nga veprimet e vendeve në vështirësi.
“BQE duhet të mbetet e pavarur në të gjitha drejtimet, pavarësisht se bën mirë apo bën keq”, ka deklaruar Merkel gjatë një fjalimi në Bundestag.
Kancelarja e ka vlerësuar si “jashtëzakonisht reduktues” faktin që Komisioni Evropian sugjeron eurobondet, pasi sipas saj me socializimin e borxhit nuk zgjidhet problemi.
Top Channel