Enti Rregullator i Energjisë Elektrike i ka bërë thirrje konsumatorëve,
të cilët kanë qenë subjekt i veprimeve të padrejta nga ana e CEZ dhe
ankesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje pranë kësaj kompanie, të
drejtohen prane këtij institucioni.

Enti thotë se do të shqyrtojë me kujdes të gjitha ankesat lidhur me problemet per leximin dhe faturimin e energjise elektrike, dëmin ekonomik, që u është shkaktuar konsumatorëve po cilesine e sherbimit te ofruar.

Por mbi të gjitha ERE njofton se do të vlerësojë ankesat për ndërprerje energjie. ERE thekson se CEZ duhet te respektoje te drejtat dhe detyrimet  kontraktuale midis paleve, si dhe te garantoje furnizim te panderprere me energji elektrike, ne perputhje me standartet e cilesise te miratuara ne kete Rregullore.

Në fund të deklaratës Enti njofton se eshte ne monitorim te vazhdueshem te ketyre problematikave dhe ne ushtrim te kompetencave te saj, do te vendose per zgjidhjen e tyre, duke informuar ne cdo hap konsumatorët e energjisë elektrike.   

Top Channel