Trau i doganës konsiderohet pika e parë e kontaktit mes biznesit ilegal dhe tregut shqiptar.
Kompani të njohura në fushën e automobilizmit ankohen se pavarësisht blerjes së licencës dhe të drejtës për të shitur makinat apo pjesët e këmbimit, sërish në shumë pika vihet re një vjedhje e kësaj të drejte.
“Subjekte të ndryshme shesin pajisjet e markës sonë, si makinat ashtu edhe pjesët e këmbimit, apo servisin, duke përdorur deri edhe logon tonë”, thotë përfaqësuesja e një koncesionari makinash për gazetën ‘Shqip’.
Por autoritetet doganore thonë se importi i këtyre makinerive nuk mund të ndalohet për aq kohë sa e lejojnë konventat ndërkombëtare.
“Bllokimi i importit të pajisjeve për rishitje po diskutohet nga strukturat e BE-së, dhe mendohet të vihet në zbatim brenda një kohe të afërme”, thotë Genti Çani, drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Top Channel