“Duhet të dëbohen”/ Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse
Policia serbe ka arrestuar 14 persona të dyshuar për trafik të emigrantëve ilegalë drejt vendeve të Evropës perëndimore.
Një zyrtar i policisë serbe, i cituar nga “REL”, ka deklaruar se arrestimet janë kryer në disa qytete të Serbisë.
Sipas burimit, gjatë operacionit forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan në banesat e të dyshuarve armë, drogë dhe para.
Gjithashtu, ditën e martë policia kufitare serbe zbuloi dhe ndaloi 12 emigrantë klandestinë që do të hynin në Serbi nga Maqedonia.
Serbia dhe gjithë rajoni i Ballkanit në tërësi konsiderohet si një nga rrugët kryesore për kalimin tranzit të emigrantëve klandestinë, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, drejt vendeve të BE-së.
Serbia ka premtuar se do të ulë shkallën e krimit të organizuar, në një moment kur vendi synon të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian.
Top Channel