Një tubim i qetë është mbajtur të martën në lagjen Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës, ku kanë marrë pjesë banorë serbë.

Sipas raportimeve të “REL”, tubimi është zhvilluar në mëngjes dhe ka zgjatur deri në orën 09:00, i qetë dhe pa incidente.

Të premten e kaluar stacioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicë ngriti në lagjen Kroi i Vitakut një pikë kontrolli, që do të jetë në gatishmëri 24 orë në 24.

Lagjia Kroi i Vitakut u bë më herët gjatë muajit skenë e një ngjarjeje të rëndë, ku një polic serb u vra dhe dy banorë serbë u plagosën.

Gjithcka ndodhi pas një përleshjeje mes një grupi serbësh dhe një grupi shqiptarësh, të cilët në lagjen në fjalë jetojnë fare pranë njëri-tjetrit.


Policia e Kosovës ka kryer një seri aksionesh e bastisjesh
në kërkim të autorëve të vrasjes, por deri tani nuk ka rënë dot në gjurmët e tyre.

Pas kësaj ngjarjeje, situata në veri të Mitrovicës ka vijuar e qetë, pa konflikte, por banorët serbë kanë vijuar me vendosjen e disa barrikadave.

Top Channel