Libia: Jo ekstradimit të Saif al-Islam në Hagë

22/11/2011 18:50

Saif al-Islam Gadafi, djali i ish-liderit libian, Muamar Gadafi, nuk do të dorëzohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për t’u gjykuar.

Ky është qendrimi i mbajtur nga autoritetet libiane, pak ditë nga arrestimi i tij. Ministri i Drejtësisë së Libisë, Mohamed al-Allagui i bëri me dije qendrimin e vendit të tij në lidhje me këtë cështje, prokurorit të Hagës, Moreno Ocampo i cili ndodhet për një vizitë në Tripoli.

Gjykata e Hagës ka nxjerrë një mandate-arresti ndërkombëtar për Saif al-Islam që akuzohet për krime kundër njerëzimit. Por duke qenë se Libia nuk ka nënshkruar traktatin që e detyron të ekstradojë të kërkuarit e Hagës, Saif mund të gjykohet në vend, pa kurrëfarë pengese ndërkombëtare.

Ndërkohë, në vend qarkullojnë zëra për një arrestim të mundshëm edhe të ish-kreut të shërbimebve sekrete libiane në kohën e Gadafit, Abdullah al-Sanusi. Edhe Sanusi kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për tortura e krime të tjera kundër njerëzimit. Megjithatë, zërat për arrestimin e tij janë hedhur poshtë nga ambasadorja amerikane në OKB, Condoleza Rice. Rice tha se përderisa autoritetet libiane nuk mund të konfirmojnë këtë lajm, s’mund të flitet për arrestim të Sanusit.

Libi, formohet qeveria e re

Në Libi është formuar qeveria e re. Kabineti i ri qeveritar përbëhet nga 24 ministra, që të gjithë emra kryesorë të lëvizjes kryengritëse që i dha fund regjimit të Muamar Gadafit.

Emrat e ministrave janë publikuar në internet. Posti i Ministrit të Mbrojtjes mbahet nga ish-kreu ushtarak i rebelëve, Osama al-Juali. Qeveria e re do të kryesohet nga kryeministri Abdurahem el-Keib.

Në këtë kabinet, që do të qeverisë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve, bie në sy mungesa e Mustafa Jalil, një ndër udhëheqësit kryesorë të lëvizjes rebele, ai që loboi ndërkombëtarisht për njohjen e Këshillit Tranzistor nga Perëndimi e SHBA.
 

Top Channel