Mjegulla pezullon fluturimet

21/11/2011 00:00

Londra dhe pjesë të tëra të jugut të Anglisë janë përfshirë për dy ditë
rresht nga një mjegull e dendur, që ka detyruar pezullimin e dhjetëra
fluturimeve në aeroportin e Heathrow-t.

Dhjete avione qe duhet te niseshin edhe nga aeroporti London City u detyruan te qendrojne ne toke per shkak te kushteve te keqija te motit dhe dukshmerise teper te ulet. Autoritetet e Heathroë-t, aeroportit me te ngakuar ne Britani me rreth 1.300 fluturime ne dite dhe te tretin ne bote per nga levizja e njerezve, u kerkuan pasagjereve te kontaktojne me kompanite ajrore perpara se te nisen per udhetim.

132 fluturime, 50 nder te cilat te British Airëays, u anulluan te dielen per shkak te mjegulles. Disa linja ajrore po shikojne mundesine per t’i kaluar pasagjeret ne fluturime te tjera, ndersa nje pjese kane marre masa per akomodimin e tyre neper hotele.

Sherbimi Britanik i Meterologjise paralajmeroi se mjegulla mund te vazhdoje te shkaktoje probleme sidomos gjate oreve te ngarkuara te mengjesit.

Keshilla per kujdes jane leshuar edhe per drejtuesit e automjeteve, te cileve u kerkohet te tregojne edhe me shume vemendje. Nje paralajmerim nga mjegulla e dendur eshte leshuar per disa disa rajone jugore te vendit, ndersa ka raporte se ajo ka prekur edhe pjese te tera te Gjermanise, Hollandes dhe Belgjikes. 

Top Channel