Biznesi, pa para edhe në 2012-ën

21/11/2011 20:00

Partia Socialiste akuzoi qeverinë se nuk ka parashikuar shlyerjen e detyrimeve të papagaura ndaj biznesit as në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Shqiptarët shohin rrugë të papërfunduara, sipërmarrës të papaguar, por do të shohin edhe rrugë që Berisha i ka inauguruar por pagesat nuk janë bërë”, deklaroi deputeti Eduard Shalsi.

Deputetëtët e opozitës në komisionin e veprimtarive prodhuese denoncuan edhe situatën e rëndëuar me ujërat e zeza në të gjitha qytetet e vendit, sidomos ato bregdetare, duke i kujtuar kryeministrit se pati premtuar zgjidhjen e tyre.

“Kemi vetëm 2 impiante që funksionojnë, që kanë nisur para 2005-ës. Në qytetet me popullsinë më të madhe, dhe që në verë mbipopullohen, ende nuk kemi impiante të përpunimit të ujërave të zeza”, deklaroi më tej deputeti Besnik Bare.

Akuzave të socialistevë në komision iu përgjigj Jemin Gjana, por ky i fundit preferoi të replikonte pa mikrofon.

Top Channel