FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Edhe pse turizimi është artikuluar dhe vazhdon të atikulohet nga qeveria si prioriteti i prioriteteve, për vitin 2012 buxheti i këtij sektori jetik për ekonominë e vendit është reduktuar me 650 milionë lekë.
Gjatë raportimit në komisionin e posacëm parlamentar, anëtarët e opozitës vlerësuan se turizmi rezulton të jetë zëri më i cënuar në këtë buxhet.
“Është një rënie shokante për punën e ministrisë, të cilës nuk e di nëse mund t’i mbetet termi i “turizmit”, kur shpenzon vetëm 5 milionë për këtë sektor”, deklaroi anëtarja e PS, Valentina Leskaj.
Ndërsa ministri i Turizmit, Aldo Bumci nënvizoi se shifra 5 milionë është vetëm e investimeve, ndërkohë që fondi për turizmin është shumë më i madh.
“Fondi i investimit është 5 milionë, por jo për turizmin. Fondi është mbi 50 milionë lekë të reja. Ai shkon në tre drejtime, panaire ndërkombëtare, materiale promovuese e aktivitete të tjera sic janë reklamat ndërkombëtare”, saktësoi Bumci.
Edhe sektorë të tjerë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia, por edhe bujqësia do të marrin vitin e ardhshëm më pak fonde nga buxheti i shtetit.
Top Channel