Tiranë, festa e çlirimit të socialistëve

17/11/2011 18:40

Opozita ka përkujtuar 67-vjetorin e çlirimit të Tiranës teksa krerët e Partisë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama kanë zhvilluar homazhe në monumentin e Partizanit të Panjohur.

Bashkë me ta, edhe veteranë të cilët kanë përkujtuar me nostalgji atë moment të rëndësishëm për historinë e vendit .

Në emër të opozitës , kreu i këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi e cilësoi këtë date si një moment kyç në historinë e kryeqytetit që shenoi siç tha ai, fitoren mbi të keqen, duke i dhenë ajrin e lirisë ndaj pushtuesve.

“ Për këtë arsye, kjo ditë e sotme na kujton të gjithëve ata të rënë, të gjithë ata të rinj, të cilët besuan tek një ditë më e mirë, të cilat besuan tek liria, të cilët besuan tek vlerat më të mira të demokracisë”, u shpreh Aldrini.

Për socialistët, historia e luftës së Tiranës dhe njerëzve të përshirë në të nuk duhet harruar apo lënë kurrsesi mënjanë.

“Uroj që të gjithë brezat të mos ta harrojnë këtë ditë të madhe për Tiranën dhe mos harrojnë sakrificën e të gjithë atyre që luftuan për lirinë dhe demokracinë”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA