Përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës kanë zgjedhur varrezat e deshmoreve të kombit, për të kryer ceremoninë e përkujtimit të 67-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit.
Nenkryetari i bashkisë, Edmond Panariti, tha se kjo zgjedhje është bërë pasi aty prehen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës.
“Unë mendoj se është një zgjedhje e natyrshme, pasi luftëtarët e rezistencës që u sakrifikuan për çlirimin e qytetit i takojnë dëshmorëve të Shqipërisë dhe ata prehen në këtë varrezë”, theksoi Panariti. “Kjo ditë i përket mbi të gjitha respektit për kujtimin e tyre, prandaj homazhet janë normale që të mbahen këtu. Njëkohësisht, 17 nëntori shënon edhe suksesin përfindimtar të Shqipërisë ndaj forcave nazifashiste, duke e vendosur vendin në radhën e vendeve fituese”.
Më 17 nëntor të vitit 1944, Tirana u çlirua nga trupat nazifashiste pas një lufte disa ditore. Në këtë ceremony, ishin të pranishëm përfaqësuesit e minibashkive, veteranë, por edhe kryetarë të grupeve të këshilltarëve në bashki.
Top Channel