Negociatori serb në biseidmet me Kosovën, Borisllav Stefanovic ka
deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se dialogu me Prishtinën do të rinisë
të hënën në Bruksel.

Në një prononcim për mediat beogradase, Stefanovic ka nënvizuar se në këtë raund të ri do të bisedohet mbi propozimin për menaxhimin e integruar të kufijve.

Negociatori, ben me dije ‘Europa e Lire’ ka saktësuar se ka zhvilluar bisedime me negociatorin e BE-së, Robert Cooper, përmes një video-konference dhe ka shtuar se bisedime të tjera do të bëjë me të.

“Do të vazhdojmë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje. Është shumë e vështirë, Serbia nuk mund të detyrohet që vendkalimet administrative t’i trajtojë si kufij shtetërorë”, ka dekalruar Stefanovic.

Ndërkohë, lajmi është bërë i ditur, por nuk është konfirmuar, edhe nga negociatorja kosovare Edita Tahiri, në një prononcim për të përditshmen kosovare “Epoka e Re”.

Ashtu sikurse homologu serb, Tahiri ka bërë të ditur se tema kryesore do të jetë ajo e kufijve, e ndjekur nga ajo për bashkëpunimin rajonal, telekomin dhe energjinë.

“Bisedova me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper për raundin e radhës. 21 nëntori është një datë paraprake, por gjatë këtyre ditëve mund të saktësohet”, ka deklaruar Tahiri.

Bisedimet Prishtinë-Beograd u ndërprenë për shkak të krizës që shpërtheu në veri, pas nisjes së operacionit për marrjen nën kontroll të pikave kufitare.

Qeveria kosovare deklaroi të mërkurën se nënshkrimi i marrëveshjes për kufijtë do të jetë e para që do të nënshkruhet, ndërkohë që pritet firmosja edhe e pakteve të tjera, të arritura por të pazbatuara.

Po të mërkurën, i ashtuquajturi Këshilli Nacional Serb i Veriut të Kosovës kundërshtoi marrëveshjet e arritura në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, me pretendimin se cojnë në njohjen e pavarësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA