Rusia është gati të strehojë në territorin e saj serbët e Kosovës që nuk ndihen të mbrojtur nga Beogradi dhe kanë kërkuar nënshtetësi ruse.

Deklarata është bërë nga ambasadori rus pranë NATO-s, Dmitri Rogozin, i cili ka theksuar se Moska i pret me krahë hapur “vëllezërit serbë”.

Megjithatë, mikpritja në fjalë, sipas analistëve të cështjeve ndërkombëtare, vjen edhe si pasojë e problemeve demografike që ka Rusia.

Tre ditë më parë, disa shoqata serbe nga veriu i Kosovës i dërguan një letër ambasadës ruse në Beograd, përmes të cilës kërkonin që mijëra serbëve të Kosovës t’u mundësohej marrja e shtetësisë ruse.

Në letër thuhej se, ky vendim i serbëve të Kosovës vinte si rrjedhojë e revoltës dhe dëshprimit të tyre ndaj pushtetit të Beogradit.

“Ky veprim është një manifestim i pakënaqësisë dhe njëherësh një vërejtje për pushtetin tonë në Beograd, sepse tregon se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë kanë më shumë besim tek një shtet tjetër sesa tek vetë Serbia”, thuhej në letër.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, reagoi lidhur me këtë lajm duke thënë se nuk kishte dijeni për një kërkesë të tillë të serbëve të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA