Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka lëshuar një urdhër-arrest, por këtë herë jo për ndonjë kriminel lufte, por për ish-zëdhënësen e saj.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “AFP”, sipas të cilës Florence Hartman kërkohet pasi ka refuzuar të paguajë një gjobë prej 7 mijë eurosh.

Kështu, gjykata ka kërkuar nga Republika e Francës që të kërkojë, arrestojë dhe më pas t’ia dorëzojë asaj ish-zëdhënësen.

Hartman në shtator të vitit 2009 u dënua nga gjykata për të cilën punonte pasi në një libër të sajin kishte publikuar informacione konfidenciale mbi gjykimin e Sllobodan Milloshevic.

Të dhënat në fjalë mbi ish-presidentin e Serbisë, i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”, u publikuan më vonë edhe në artikullin e një reviste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA