Ministri i sapoemëruar i Punëve të Jashtme të Greqisë, Stavros Dhimas ka deklaruar se Athina i ka pozicionet e qarta rreth cështjes së emrit.

Në një fjalim para Parlamentit, Dhimas theksoi se  qeveria e përkohshme iu qëndron pozicioneve të vjetra ndaj këtij kontesti.

“Pozicioni ynë është shumë i qartë dhe i kristaltë. Greqia e ka përfunduar pjesën e vet në raport me kompromisin”, citohet Dhimas nga agjencia e lajmeve “INA”.

Sipas tij, pala greke i ka bërë të gjitha lëshimet dhe tani përgjegjësia i ka kaluar vetëm Shkupit, që po hyn në një rrugë pa krye.

“Bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme për gatishmërinë e Athinës dhe qëndrimin e saj konstruktiv, por njëkohësisht është e vetëdijshme edhe për përgjegjësinë e Gruevskit, për rrugën pa krye të krijuar prej tij”, theksoi Dhimas.

Ai shtoi se BE dhe NATO, përmes vendimeve të shprehura njëzëri, kanë treguar se integrimi i Maqedonisë varet nga respektimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore.

“Dhe kjo nënkupton arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për cështjen e emrit”, shtoi më tej shefi i ri i diplomacisë helene.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA