Kryeministri i ri i Greqisë, Lukas Papadhimos, përballet me një votëbesim në parlament, gjatë seancës në të cilat do të shpallë edhe platformën e tij për shpëtimin e ekonomisë së vendit.

Siç raportojnë mediat greke, nuk ka gjasa që Kryeministri të humbasë në këtë votëbesim, por nuk pritet që ai të marrë një votë unanime, pasi disa grupime të opozitës e kanë kundërshtuar qeverinë teknike dhe kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

E përballur me një defiçit të jashtëzakonshëm buxhetor, Greqia rrezikon seriozisht përjashtimin nga Eurozona. Papadhimos u shpreh në marrjen e detyrës nga Papandreu se qëllimi i tij kryesor është ratifikimi i huasë ndërkombëtare prej 130 miliardë eurosh, e cila i është ofruar Athinës nga Bashkimi Europian, në këmbim të miratimit të masave shtrënguese të kursimit.

Plani i qeverisë ka ngjallur protesta të mëdha në Greqi, por Papadhimos është shprehur se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër dhe i ka bërë thirrje popullit për të “lehtësuar” sa më shumë vuajtjen e përbashkët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA