Drejtuesi i lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, Albin Kurti, sulmoi strukturat paralele të Serbisë në veri, por fajësoi mungesën e unitetit brenda Bashkimt Europian për funksionimin e tyre.
Sipas tij, politika e Beogradit mund të duket e moderuar nëse shikohet nga Brukseli apo Uashingtoni, por theksoi se kosovarët e kanë ndierë edhe më parë këtë “qasje moderniteti”, në kohën e Millosheviçit.
“Serbia merr zemër nga politika jo e bashkuar e Bashkimit Europian ndaj çështjes së veriut. Ata kërkojnë prej nesh vazhdimisht ato të drejta, që ata nuk i akordojnë pakicës shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe kudo tjetër në Serbi”, u shpreh Kurti.
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, ai priti një delegacion britanik parlamentar, të cilët i falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Britania për Kosovën. Megjithatë, përpara tyre, ai bëri një ilustrim të trishtë të gjendjes ekonomike dhe perspektivës së të ardhmes.
Top Channel