Qytetarët kroatë po e humbasin cdo ditë e më shumë dëshirën për t’u
anëtarësuar në BE, pavarësisht se vendi ballkanas ka nisur numërimin
mbrapsht për t’iu bashkuar familjes evropiane.

Kështu thotë një anketë e zhvilluar nga OJQ-ja “CRK Demoskop”, sipas të cilës 57% e të intervistuarve janë shprehur pro dhe 33% kundër anëtarësimit, ndërsa 10 për qind kanë qenë të pavendosur.

Gjithashtu, sipas anketës, vetëm 62 për qind e kroatëve do të mbështesnin mbajtjen e një referendumi për anëtarësimin, shifër kjo mjaft e ulët dhe që mund të rrezikojë aspiratat evropiane të Kroacisë.

Studimi i kryer saktëson më tej se, zhvillimet e fundit në BE, rreziku i eurozonës dhe krizat e paralajmëruara financiare për vendet e tjera janë motivet kryesore që vënë në dyshim qytetarët kroatë.

Kroacia përfundoi këtë vit negociatat e anëtarësimit me Brukselin, duke plotësuar të gjitha kriteret dhe duke marrë dritën jeshile për anëtarësim në vitin 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA