Elbasan, mjeti del nga rruga, vdes 55-vjecari

15/11/2011 00:00

Nje aksident me pasoje vdekjen e nje personi ka ndodhur ne aksin
Elbasan- Prrenjas. Ngjarja ka ndodhur prane fshatit Kokreve te Komunes
Hotolisht te Librazhdit.

Burime nga policia bejne me dije se mjeti tip Fiat me targa italiane ka dale nga rruga, dhe per pasoje drejtuesi Idriz Hysa 55 vjec ka gjetur vdekjen e menjehershme. Burime nga vendi i ngjarjes paraprakisht konfirmojne se shkaku i aksidentit ka qene humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit te mjetit.

Hysa nuk ka mundur t’u mbijetoje plageve te renda qe ka merre ne trup si pasoje e perplasjes. Gjithesesi gjithcka mbetet ne kuadrin e dyshimeve sepse grupi hetimor po punon intensivisht per zbardhjen e plote te shkaqeve. Ky eshte aksidenti i dyte brenda dy ditesh ne Qarkun e Elbasanit.

Top Channel