Britani, arrestohen katër terroristë

15/11/2011 16:10

Katër persona u arrestuan të dyshuar si terroristë, gjatë një operacioni madhor të policisë britanike, ditën e martë në Birmingam.

Të dyshuarit, nga mosha 19-24 vjeç, ndiqeshin prej disa ditësh nga forcat e rendit. Besohet se detyra e tyre ishte të grumbullonin fonde për një organizatë terroriste në Pakistan. Gjithashtu, të rinjtë shërbenin si ndërlidhje midis celulës bazë dhe ekstremistëve fetar në Angli.

Ndërkohë, tetë persona janë shpallur në kërkim për shkak të marrëdhënieve të tyre të afërta me të arrestuarit. Në një komunikatë, policia qartësonte se nuk është nevoja për panik dhe se nuk ka informacion për mundësinë që ndonjë sulm të jetë duke u planifikuar ndaj qyteteve kryesore britanike.

Top Channel