Janë bërë publike pjesë nga dëshmitë e zyrtarëve të Kosovës që kanë dëshmuar për prokurorinë e Euleksit në ceshtjen “Kleçka”.
Sic njofton RTK, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka mbëshetur “shokun” e luftës duke thënë se Limaj gjatë prillit 1999, ka qenë në Shqipëri, ashtu sic pretendon edhe vetë Limaj për këtë periudhë. Megjithatë ai, dhe anëtarë të tjerë nuk kanë qenë në gjendje të flasin për datën e saktë.
Prokurori Salustro e ka pyetur kryeministrin nëse Limaj, ka qëndruar në Kosovë deri në fund të luftës dhe ai i është përgjigjur, së gjatë muajit prill ai ka shkuar në Shqipëri.
Edhe Agim Ceku mësohet se ka thënë gjatë dëshmisë se të gjithë që kishin të bënin me operacionin shigjeta, u larguan për në Shqipëri.
Në deklaratën dhënë prokurorit, ish- shefi i Shtabit të Përgjithëshëm, Bislim Zyrapi, ka deklaruar se nuk e ka parë Limajn në Kosovë duke iu referuar fillimit të prillit ‘99. Procesi kundër Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, i planifikuar për nesër. shtyhet më 1 dhjetor.
Top Channel