Reportazhi i përjavshëm i transmetuar në fund të edicionit qëndror të lajmeve, “Shqipëria Tjetër”, u rikthye në Bulqizë, për të rrëfyer tragjedinë e dytë që përjeton ky qytet.
Përtej minatorëve që rrezikojnë çdo ditë jetën në galeri, ka edhe një anë tjetër të medaljes, atë të fëmijëve të mitur që rropaten dhe zvarriten çdo ditë mes kromit, për të siguruar një kafshatë për të mbushur barqet e thara.
Këta fëmijë kanë lënë pas lodrat, shkollën dhe dëshirat e moshës, duke gërmuar mes gurëve për vetëm 100 lekë në ditë.
”Shqipëria Tjetër” dhe gazetari Marin Mema vizituan këtë vatër të Shqipërisë migjeniane, duke sjellë një reportazh të ri mbi dhimbjen që përjetohet larg syve të shumëkujt, në zonën e harruar të vendit.
Top Channel