Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se afrimi i kufizuar i Kosovës në tregjet globale e ka mbrojtur atë nga trazirat financiare në krizën e eurozonës, edhe pse monedhë zyrtare ka euron.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të internetit, FMN nënvizon se, Kosova në masë të madhe mbetet e paprekur nga turbolenca financiare që ka përfshirë hapësirën e euros.

“Dhe kjo ka ndodhur për shkak të integrimit të kufizuar në tregjet financiare globale”, thuhet në njoftimin online të FMN-së.

Megjithatë, FMN paralajmëron se, duke qenë se një pjesë e mirë e të ardhurave për kosovarët vijnë nga emigracioni, ato rrjedhimisht do të pësojnë një tkurrje.

“Rimëkëmbja e vështirë e ekonomisë në zonën euro mund të ndikojë negativisht tek remitancat dhe investimet e jashtme”, vlerësohet në web site-n e FMN-së.

Më tej institucioni ndërkombëtar komenton edhe privatizimin e PTK-së, proces që sipas tij do të përsëritet edhe pse disa kërkesa u tërhoqën për shkak të dyshimeve të misionit EULEX për korrupsion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA