Cruz Beckham, bëmë baba të të ngjaj

14/11/2011 21:20

Mund të jetë vetëm gjashtë vjeç, por tek Cruz Beckham mishërohet në vetvete shprehja “bëmë baba të të ngjaj”.

Ndërsa ka nisur futbollin që në moshë të vogël, Cruz tashmë po kopion edhe stilet vazhdimisht të ndryshme që David ka përshtatur në pamjen e tij.

Cruz u fotografua në një fushë futbolli me kokën e rruar, me përjashtim të pjesës qëndrore, në atë stil qethjeje që Beckham e ka bërë të njohur si “stili i mohikanëve”.

Pasi u stërvit bashkë me babain në një fushë futbolli në Los Anxhelos, David shoqëroi Cruzin në një qendër të mësimit të arteve, ku i biri po përpiqet të shndërrohet në një piktor.

Gjatë mbrëmjes, Beckham dha një provë të re të familjes së tij të bashkuar, duke dalë me tre djemtë, vajzën dhe bashkëshorten e tij Victoria, në një darkë familjare në një restorant periferik.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA