Sulme të njëpasnjëshme me dronë, Ukraina godet rafinerinë ruse dhe shkakton një zjarr masiv “The Independent” shkruan se “Që tani na ka marrë malli për të”. Melankonia është thelluar për faktin se shou-man-i ka gjasa të zëvendësohet nga Mario Monti, një figurë që rivalizon vetëm Romano Prodin për nga mërzitshmeria.
Berluksoni hyri në politikë për të shpëtuar kombin (nëse i beson mbështetësve të tij) dhe për të mbrojtur pronat (nëse preferoni kundërshtarët). Ai e arriti këtë të fundit, por në kurriz të të parës. Megjithatë gjykimi i përgjithshëm ka pak gjasa të ndryshojë për Berluskonin.
Ai kurrë se ka pasur idenë se c’të bënte me pushtetin. Ai ishte i keq për Italinë, i keq për Evropën. Që tashmë më në fund iu hoq pushteti nga duart është një lehtësim, komenton “The Independent” e Londrës.
“The Guardian” thekson se “Epoka e Berluskonit filloi 17 vjet më parë me Forza Italia, një parti që mori emrin e një thirrje të tifozerisë së futbollit dhe përfundoi me mjegullën kolorite të mbrëmjeve bung-bunga dhe prostitucionin e pretenduar me të reja.
Me gjenialitetin e tij për komunikim dhe gatishmërinë për të bërë premtime ekstravagante të pabaza, Berluskoni siguroi për veten e vet një vend në histori si udhëheqësi që ka shërbyer më gjatë në krye të Italisë që nga diktatori fashist Benito Musolini.
“Ai shumë nga bashkëkohësit e vet i la pas. Kur është bërë kryeministër për herë të parë, në Britani ishte kryeministër Xhon Mejxher, ndërsa Bill Klinton ishte President i Amerikës”, shkruan “The Guardian”.
“The Telegraph” shkruan se heqja qafe e Berluksonit nuk do i zgjidhë brenda natës problemet e Italisë, vecanërisht ato ekonomike.
“Por të paktën është fillimi. Italia nuk do të jetë e njëjtë pa Silvio Berluskonin. Por më në fund, ajo do të fillojë të rindërtojë reputacionin e saj të dërmuar në sytë e botës”, shkruan “Telegraph” e së dielës .
Në shkrimin “Bye-Bye Bunga”, “The Sunday Times” shkruan se “me një pasuri personale të vlerësuar në 4.8 miliardë stërlina, me aftësinë mbijetuese të një maceje dhe një perandori mediatike e cila mbulon prapësitë e tij, ai ishte mjeshtër i populizimit politik latin që rivalizoi madje edhe Benito Musolinin në popozitetin e tij.
“Megjithatë është herët të fshish Berluskonin ose trashëgiminë e tij tërësisht. Është e rëndësishme të kujtojmë se ai nuk u largua nga skena, nga elektorati. A do te rilindë tashmë miti se pushteti “ju vodh” Berluksonit?”, komenton “The Sunday Times”.
Top Channel