Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e ka cilësuar jorealist vendimin për pagesën e periudhës së stazhit me 50% të pagës.
Sipas kreut të Arsimit, për një vit stazh, këta të rinj duhet të punojnë pa para.
“Asnjë profesion nuk do ketë stazh më shumë se një vit. Ndryshimi i ligjit siguron një pagesë për sigurimet shëndetësore. Ishte një hap realist. Kandidatët ta kapërcejnë këtë test dhe do kualifikohen për në provimin e shtetit, për të marrë titullin mësues”, ka deklaruar Tafaj.
Në vendimin e fundit të qeverisë për profesionet e rregulluara është shtuar edhe kategoria e mësuesve.
Përfaqësuesit e opozitës kanë theksuar se, nëse mësuesit futen në këtë kategori, ata duhet të varen nga urdhëri.
“Ligji për profesionet e rregulluara përcakton qartë se për rastin e mësuesve mund të ketë urdhër në rastet kur nuk ka. Profesioni i mësuesit u përfshi si një standart”, ka nënvizuar Tafaj.
Ministri i Arsimit i bëri këto deklarata në Agjencinë Kombëtare të Vlerësimit, ku u bë prezantimi i projektit për vlerësimin e konkurrentëve për provimin e shtetit.
Top Channel